04 Maj 2024

Mitrovicë, të shtënat me armë shqetësojnë banorët e veriu

Mitrovicë, 22 tetor - Në dy javët e fundit në veri janë shënuar disa incidente, por që nuk kanë ndikuar në gjendjen e përgjithshme të sigurisë.

Kështu u vlerësua të hënën në takimin e Komitetit të Sigurisë që mbahet në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.  

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Riza Haziri,  i cili e kryesoi takimin, tha se në dy javët e fundit situata e sigurisë  ka kaluar e qetë, megjithëse ka pasur disa incidente.

Ai përmendi një rrahje që ka ndodhur në Lagjen e Doktorëve, mandej një sulm tjetër të disa serbëve kundër një qytetari shqiptar në një pjesë të tjetër të veriut.

Ai theksoi se shqetësuese për banorët e veriut mbeten të shtënat me armë zjarri në orët e vona të natës. “Kjo tregon se duhet të kemi masa më të mëdha të sigurisë në atë pjesë”.

Nënkryetari Haziri, foli edhe për vazhdimin e procesit të rindërtimit në veri. “Në pjesën veriore po vazhdojnë ndërtimet, përderisa ka pasur raste që edhe në prani të KFOR-it strukturat paralele serbe kanë kërcënuar që të ndërpritet ky proces”.

Ai komentoi edhe ngjarjet politike në vend dhe konkretisht për takimin ndërmjet kryeministrit të  Kosovës dhe atij të Serbisë.

“Komuna e përkrah formën e dialogut  dhe e sheh si një sinjal politik të ecjeve të punëve përpara, të shuarjes së strukturave paralele, shtrirjes së sovranitetit, luftimin e kriminalitetit apo thënë ndryshe zbatimin e ligjeve edhe në atë pjesë”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)