11 Maj 2024

Mitrovica kërkon të shtohen masat e sigurisë në veri

Mitrovicë, 16 nëntor - Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, kërkon nga strukturat e sigurisë që të jenë më vigjilente gjatë këtyre ditëve në veri, për shkak të paralajmërimeve të grupeve ekstremiste serbe për të kundërshtuar zbatimin e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për menaxhimin e integruar të kufirit.

Këtë kërkesë ai e shtroi të premten në një takim të jashtëzakonshëm të Komitetit të Sigurisë, të thirrur me qëllim të koordinimit të veprimeve me qëllim të menaxhimit sa më të mirë të situatës.      

Kryetari Kastrati, tha se tentimi i këtyre grupeve ekstremiste për t’ju afruar pikave kufitare në veri, ashtu siç ka ndodhur të enjten, por që janë penguar nga KFOR-i, nxjerr në pah nevojën për shtimin e masave të sigurisë.

“Kërkoj nga strukturat e sigurisë, si KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës që të shtojnë masat e sigurisë në mënyrë që të parandalohen incidentet dhe situata të mbahet nën kontroll”.

Ai poashtu kërkoi nga të gjithë qytetarët pa dallim të përkatësisë etnike që të mos bëhen pjesë e këtyre grupeve ekstremiste, të cilat për interesat e tyre nuk kursejnë asgjë. “Si rezultat i këtyre rrethanave shohim të nevojshme që të rriten masat e sigurisë në gjithë veriun dhe në veçanti në lagjet me popullatë të përzier”.

 Ndërsa, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, tha se protestat e paralajmëruara nga grupet radikale serbe  në veri mund të tensionojnë situatën. “Është moment delikat që kërkon vigjilencë dhe koordinim të veprimeve në mënyrë që të ruhet situata e qetë”.

Ai tha se ditëve të fundit janë shënuar disa incidente në veri, të cilat kanë shqetësuar banorët.

“Ka  pasur disa incidente, si shpërthimi i një bombe në afërsi të Lagjes së Doktorëve, mandej thyerja e xhamave në një shtëpi shqiptare në Kroin e Vitakut, që gjithsesi kanë shqetësuar banorët, por që nuk kanë ndikuar në sigurinë e përgjithshme”.    

Përfaqësuesit e policisë rajonale që ishin të pranishëm në takim, thanë se do të marrin masat e duhura që situata të jetë e qetë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)