28 Prill 2024

Mitrovica kërkon parandalimin e tensioneve në veri

Mitrovicë, 3 dhjetor - Drejtuesit e Komunës së Mitrovicës, kërkuan të hënën në takimin e Komitetit të Sigurisë që strukturat e sigurisë të jenë të vëmendshme këto ditë dhe të shtojnë praninë e tyre në veri për të parandaluar tensionet që mund të ngritën me fillimin e implementimit të marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit.

Poashtu qytetarët u sugjeruan që të jenë gjakftohtë dhe syçelë për të mos lejuar provokimet e mundshme.

Kryetari i komunës, Avni Kastrati, tha se deri në fund të javës pritet fillimi i zbatimit të menaxhimit të përbashkët të kufirit në pikat kufitare me Serbinë, prej të cilave dy në  veri.

“Duke pasur parasysh qasjen e strukturave ilegale dhe grupeve kriminale serbe në veri ndaj këtyre pikave kufitare, strukturat e sigurisë duhet të marrin masa dhe të mos lejojnë eskalimin e situatës”.

Për situatën e sigurisë foli drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala. Ai tha se gjatë ditëve të fundit ka pasur shumë probleme në veri, si sulme, provokime, defilime dhe të shtëna me armë nga grupe kriminale serbe të mbështetura nga strukturat ilegale.

Ai tha se të gjitha këto e kanë tensionuar situatën, por që për fat nuk ka eskaluar për shkak të sjelljes së matur të qytetarëve joserbë dhe angazhimit të strukturave të sigurisë si Policia e Kosovës, KFOR-i dhe EULEX-i.

“Institucionet vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë duhet të veprojnë me kohë për të parandaluar incidentet e mundshme që mund të ndikojnë në gjendjen e përgjithshme të sigurisë”.

Bala përmendi edhe tubimet dhe aktivitetet e ndryshme që janë mbajtur në jug të qytetit ditët e fundit në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

“Ka pasur mjaft aktiviteteve dhe prani të qytetarëve, sidomos me rastin e zbulimit të shtatores së Isa Boletinit, por nuk ka pasur probleme”.

Në këtë takim të Komitetit të Sigurisë mori pjesë edhe Adrijana Hoxhiq, shefe e Zyrës Administrative në Veri. Ajo tha se situata është e tensionuar këto ditë, prandaj kërkohet  gjakftohtësi prej të gjithëve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)