28 Mars 2024

Mitrovica formon komision për vlerësimin e dëmeve nga tërmeti

Mitrovicë, 21 mars - Komuna e Mitrovicës e ka formuar një komision për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti që ka ndodhur me 20 mars, me ç’rast kishin pësuar dëmtime një numër objektesh, kryesisht të vjetra.

Ylber Durmishi, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, tha se janë rreth 50 kërkesa që janë drejtuar në komunë në lidhje me dëmet e shkaktuara nga tërmeti.

Ai theksoi se tashmë komisioni ka nisur punën në terren dhe sipas vlerësimeve të para shumica e rasteve të paraqitura kanë probleme me objekte të vjetra, të cilat kanë pësuar dëme edhe nga tërmeti.

Ai tha se komisioni do të vazhdoj punën në mënyrë që të shikohen të gjitha rastet e paraqitura dhe më pas të merret vendim për to.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)