27 Prill 2024

Misioni i OSBE-së prezanton doracakun e sigurisë për nxënës

Prishtinë, 3 tetor - Misioni i OSBE-së në Kosovë do të prezantojë nesër një doracak të sigurisë për nxënësit dhe prindërit e tyre në gjuhën shqipe, serbe dhe turke.


Doracaku, i përgatitur nga Misioni i OSBE-së dhe policia e Kosovës, është një mjet praktik për nxënësit, prindërit dhe mësuesit dhe ka për qëllim t’u ndihmojë atyre në ngritjen e vetëdijes për çështje të sigurisë që nga bisedat me të panjohurit, siguria në trafik e deri te përdorimi i internetit.

 
Përveç publikimit të këtij doracaku, Misioni i OSBE-së do ta mbështesë Policinë dhe Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në dhënien e ligjëratave të sigurisë personale nëpër shkollat fillore në tërë Kosovën. Ligjëratat do të adresojnë çështjet e sigurisë të identifikuara në një ushtrim vlerësues të bërë më herët..

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)