28 Mars 2024

Ministri Rexhepi vizitoi Njësitin e Trafikut Rajonal në Fushë Kosovë

Prishtinë, 4 gusht - Ministri i Punëve të Brendshme, z. Bajram Rexhepi i shoqëruar nga ndihmës-drejtori  i Shtyllës Operative të Policisë së Kosovës, z. Shpend Maxhuni dhe zyrtarë të tjerë të kabinetit të tij, vizituan sot Njësitin e Trafikut Rajonal të Policisë së Kosovës në Fushë Kosovë.

Vizita e delegacioni të MPB-së është në vazhdën e vizitave që po u bëhen Drejtorive Rajonale të PK-së.

Pas takimit, ministri Rexhepi theksoi se vizita në Njësitin e Trafikut të Rajonit të Prishtinës është bërë në kohën kur trafiku në hyrje të kryeqytetit, por edhe brenda tij  është kaotik.

Me këtë rast, ai kërkoi që kontributin në zhbllokimin e trafikut duhet të japin edhe Komuna e Prishtinës dhe  Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit.

“Nuk dua që pa arsye t’i mbrojë Policinë e Kosovës, sidomos Njësitin e Trafikut të cilët punojnë në katër ndërrime 24 orë, të cilët i ekspozohen edhe pluhurit, nganjëherë edhe revoltës së qytetarëve pa të drejtë, sepse këta e bëjnë një punë të shkëlqyeshme. Mirëpo, adresa është Komuna e Prishtinës, Ministria e Transportit dhe kontraktuesit të cilët, paraprakisht nuk kanë bërë rrugë alternative”,  tha ministri Rexhepi.

Ndërsa, shefi i Njësisë së Trafikut për këtë regjion, Skënder Krasniqi tha se deri më tani nuk ka pasur përkrahjen e institucioneve përkatëse për të gjetur një alternativë për lehtësim të trafikut.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)