28 Mars 2024

Ministri Rexhepi vizitoi komunën e Dragashit

Prishtinë, 6 gusht - Ministri i Punëve të Brendshme, z. Bajram Rexhepi i shoqëruar nga u.d. i kryeshefit të Agjencisë së Regjistrimit Civil, z. Blerim Camaj dhe anëtarët të tjerë të kabinetit të tij, vizituan sot komunën e Dragashit.

Gjatë vizitës në Dragash, delegacioni i MPB-së u takua me kryetarin e kësaj komune,  z. Salim Jonuzi.

Në këtë takim u bisedua për çështjen e vendkalimeve kufitare të Kosovës me Shqipërinë dhe Maqedoninë, ku ministri Rexhepi premtoi për krijimin e kushteve më të mira infrastrukturore në këtë trekëndësh kufitar.

“Janë disa çështje që kërkojnë kohë dhe mjete, mirëpo do të shikojmë të krijohen kushte më të mira infrastrukturore për vendkalimet kufitare me Maqedoninë dhe gjithashtu Shqipërinë, i cili vendkalim kalohet vetëm në këmbë. Këtu do të shikojmë të krijohen kushte më të mira infrastrukturore në mënyrë që mund të lëvizet edhe me automjete”, theksoi ministri Rexhepi.

Delegacioni i lartë i MPB-së, vizitoi edhe Qendrën e Regjistrimit Civil dhe Stacionin Policore në këtë komunë.

Në takim me krerët policorë u bisedua për gjendjen e sigurisë në këtë rajon, ku nga të dy palët u vlerësua të jetë e qetë, pa ndonjë incident të shënuar.

Me këtë rast, u diskutua për rritjen e numrit të stafit policor të këtij rajoni me qëllim të shtimit të numrit të patrullimeve policore, sidomos në fshatrat kufitare me Shqipërinë dhe Maqedoninë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)