23 Prill 2024

Ministri Rexhepi priti kryetarin e Pejës, Ali Berisha

Prishtinë, 16 gusht - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, priti sot kryetarin e Komunës së Pejës, Ali Berisha.

Kjo vizitë e Berisha u bë për shkak të pamundësisë për tu takuar me ministrin Rexhepi javën e kaluar, gjatë vizitës së tij në Pejë.

Gjatë këtij takimi u diskutua për një varg çështjesh, me theks të veçantë ishte kërkesa për bashkëpunim më të mirë në mes të Drejtorisë së Inspektorëve Komunalë dhe Policisë së Kosovës, në rastet të kryerjes së detyrave ku është e nevojshme asistenca e policisë.

Çështje tjetër që u diskutua ishte edhe lidhur me objektin e zjarrfikësve të kësaj komune. Me këtë rast, është dhënë ide që Shërbimi i Zjarrfikësve të transferohet në një objekt të ri, ku pronësia është e përzier meqë në katin e parë të këtij objekti është investuar nga komuna e Pejës, ndërsa në katin e dytë nga Fabrika e Baterive.

Pasi Fabrika e Baterive në Pejë është në kompetencë e Agjencionit Kosovar të Privatizimit (AKP), të dyja palët u pajtuan në adresimin e një kërkese të harmonizuar, që ky objekt t’i jepet në shfrytëzim Shërbimit të Zjarrfikësve, me ç’rast kryetari i Pejës është zotuar të investojë në ndërtimin e garazheve dhe objekteve përcjellëse për zjarrfikës.

Po ashtu, në takimin në mes të z. Rexhepi dhe z. Berisha u bisedua për ndarjen e parcelës për ndërtimin e Stacionit Regjional të Policisë së Kosovës.

“Ne si Ministri do të kërkojmë që Shtylla e PK-së për Shërbime dhe Mbështetje të dërgojnë një kërkesë në Kuvendin Komunal të Pejës për hapësirën se sa i nevojitet për ndërtimin e Stacionit Regjional të policisë dhe dërgimin e projektit ideor, në mënyrë që Komuna të marrë vendim për ndarjen e lokacionit”, tha ministri Rexhepi gjatë këtij takimi.

Në këtë takim ministri Rexhepi e informoi kryetarin Berisha për bashkëpunimin me Malin e Zi, për çështjen e blegtorëve të brezit kufitar me këtë shtet dhe për realizimin e premtimit që ata mund t’i përdorin kullotat e tyre pa pengesë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)