02 Maj 2024

Ministri Rexhepi hedh poshtë kritikat e disa deputetëve

Prishtinë, 26 shkurt - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi përmes një komunikate për media ka hedhur poshtë kritikat e disa prej anëtarëve të Komisioni për Siguri dhe Punë të Brendshme, kinse për injorim të këtij komisioni.

Ministri Rexhepi sqaron për opinionin se ka qenë çdoherë i gatshëm të raportojë në kohë optimale për të gjitha rastet kur ka pasur ftesë nga Komisioni për raportim për fushat e përgjegjësisë të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ministri Rexhepi vlerëson se është e pandershme që anëtarë të këtij komisioni të bëjnë deklarata të tilla.
 
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, shprehet i gatshëm që t’i përgjigjet përgjegjësive institucionale për raportim para komisionit për Siguri dhe Punë të Brendshme.

Ndërkaq për kërkesën e fundit nga Komisioni për raportim me shkrim për gjendjen e sigurisë në Republikën e Kosovës për tre muajt e fundit, kjo kërkesë është pranuar më 20 shkurt dhe sot është e gatshme të dorëzohet.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)