29 Prill 2024

Ministri Rexhepi bisedoi me homologun nga Mali i Zi

Prishtinë, 14 qershor - Ministri i Punëve të Brendshme, z. Bajram Rexhepi zhvilloi sot një bisedë telefonike me ministrin e Brendshëm të Republikës së Malit të Zi, z. Ivan Brajoviç.

Temë e kësaj bisede ishte thellimi i bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e sigurisë, me fokus të veçantë në bashkëpunimin ndërkufitar. Ministri Rexhepi theksoi edhe njëherë nevojën e lehtësimit të qarkullimit dhe qasjes në pronat e tyre, që janë në brezin kufitar të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Në këtë bisedë telefonike është sqaruar se shkresa të cilën kohë më parë ministri Rexhepi i ka dërguar homologut Brajoviç, për shkaqe teknike nuk ka arritur në kabinetin e z.Brajoviç.

Sidoqoftë, ministrat Rexhepi dhe Brajoviç u pajtuan për realizimin e një takimi të përbashkët në ditët e ardhshme, me qëllim të vazhdimit të diskutimeve lidhur me këtë çështje, duke shprehur gadishmërinë për një zgjidhje të pranueshme deri në fillimin e shënimit fizik të kufirit mes të dyja vendeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)