18 Maj 2024

Ministri Çeku viziton zyrtarisht Turqinë

Prishtinë, 5 dhjetor - Ministri i ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), Agim Çeku me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Turqisë, Ismet Yilmaz,  nga sot deri me 6 dhjetor, do të qendrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë.

Gjatë vizitës, ministri Çeku  i shoqëruar edhe nga Komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral major Rrahman Rama dhe shefi i departamentit për Bashkëpunim dhe Siguri, nënkolonel Hasan Hoxha, do të priten në ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Turqisë ku do të takojnë  ministrin Ismet Yilmaz, shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, gjeneral Nexhdet Ozel si dhe një varg personalitetesh tjera të larta.

Më tej ministri i FSK-së, Agim Çeku me bashkëpunëtorë do të vizitojnë Akademinë Ushtarake të Forcave të Armatosura të Turqisë ku do të takojë kadetët e FSK-së që janë në shkollim atje, pastaj Kolegjin e Luftës ku do të takojë oficerët e FSK-së që vijojnë këtë Kolegj si dhe më pas Qendrën e Ekselencës të Luftës Kundër Terrorizmit si edhe një varg takimesh e vizitash.

Vizita e Ministrit Çeku dhe delegacionit të ministrisë deh Forcës së Sigurisë së Kosovës në Republikën e Turqisë bëhet me ftesë zyrtare të ministrit të Mbrojtjes dhe në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit që ka Ministria për FSK me Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Turqisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)