29 Prill 2024

Ministri Çeku vizitë zyrtare në Maqedoni

Shkup, 30 shtator - Prishtinë, 30 shtator - Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku me bashkëpunëtorë qëndroi për vizitë zyrtare në Ministrinë e Mbrojtjes(MM) të Republikës së Maqedonisë(RM) me ftesë të homologut të tij, ministrit të Mbrojtjes, Talat Xhaferi.

Ministrit të FSK-së, Agim Çeku u prit me nderime të larta shtetërore në Ministrinë e Mbrojtjes si dhe të dy ministrat zhvilluan takim kokë me kokë për të diskutuar zhvillimet e përgjithshme në të dyja Ministritë dhe Forcat si dhe për fushat e bashkëpunimit të dyanshëm.

Gatishmëria për të vazhduar me shembullin pozitiv për bashkëpunimin e ndërsjellë të suksesshëm dhe të frytshëm, si dhe gjetjen e mënyrave për intensifikimin e tij më të madh, ishin temat mbi të cilat diskutuan gjatë takimit të sotem zyrtar ndërmjet homologëve të dyja vendeve, Çeku dhe Xhaferi.

Ministri Çeku në konferencën për shtyp tha se një nga shtyllat e tij si ministër janë marrëdhëniet e mira dhe konstruktive me vendet tona fqinje. Bashkëpunimi me Maqedoninë vazhdoi ministri Çeku është një shembull i gjallë i besimit tim të fortë se ne, vendet e Ballkanit Perëndimor, duhet të bashkëpunojnë dhe të punojnë së bashku.

Ministri Çeku shtoi gjithashtu se Kosova dhe Maqedonia nuk ndajnë vetëm kufijtë e zakonshëm, por edhe synimet e përbashkëta; Promovimi i paqes rajonale dhe globale, stabilitetit, integrimet Euro – Atlantike,  vullnet të fortë për të kontribuar NATO-s, BE-së dhe misionet e OKB-së, forcimi i vazhdueshëm i partneritetit strategjik me Shtetet e anëtare; miqësi dhe bashkëpunim të plotë me vendet fqinje.

Ne, tha ministri Agim Çeku përdorim çdo mundësi për të ripërsëritur se po punojmë për zhvillimin e FSK-së si forcë për të mirë, që është e besueshme, e dobishme dhe kompetente, dhe ne jemi mirënjohës për Maqedoninë për mbështetjen e saj të fortë dhe ndihmën e dhënë për FSK-në.

“Maqedonia është gjithashtu një mbështetëse e fortë e Kosovës edhe në skenën rajonale dhe ndërkombëtare. Republika e Maqedonisë, shtoi ministri Çeku është shumë e interesuar dhe ka bërë dhe po bën përpjekje që Kosova të bëhet anëtare e plotë e Kartës SHBA-Adriatik, pjesëmarrje e  cila Kosovës i hap rrugë për integrimin euro- atlantik.

Bashkëpunimi në mes të MFSK-së  dhe FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë dhe Forcat e Armatosura të RM është shumë dinamik dhe mbulon shumë fusha të bashkëpunimit; vizita zyrtare, bisedimet e ekspertëve, seminare, punëtori, ekspertizë, arsimi dhe trajnimi. Ne vazhdoj Ministri Agim Çeku, kemi në dispozicion  Zonën e Krivollakut për trajnime për nevojat e FSK-së, dhe  për këtë mundësi u jemi mirënjohës sepse kjo ndihmon për të ndërtuar kapacitetet e FSK -së.

Gjatë vizitës së Ministrit të FSK-së në Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë, ministri Çeku dhe ministri Xhaferi nënshkruan Protokollin për Bashkëpunim në trajnim ushtarak  dhe Aneksin e Protokollit mbi edukimin e kadetëve të Kosovës në Akademinë Ushtarake të Republikës së Maqedonisë. Në Akademinë Ushtarake  “General Mihailo Apostolski”  janë duke ndjekur studimet 7 kadet nga Forca e Sigurisë së Kosovës. Bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Maqedonisë në fushën e sigurisë mund të shihet nga vendet e tjera si një shembull i mirë i marrëdhënieve dypalëshe.

Në kontekst të sferës së bashkëpunimit, ministri i Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi tha se gjatë bisedimeve është diskutuar lidhur me aktivitetet e përbashkëta stërvitore në teritorin e Republikës së Maqedonisë dhe Kosovës, më pas mbi bashkëpunimin lidhur me shfrytëzimin e kapaciteteve të vendit tonë, me theks të veçantë në Qendrën Rajonale për Marrëdhënie me Publikun, që kohëve të fundit u shndërua në Qendër Partneriteti për Paqe, mbi Qendrën për Trajnime të Pilotëve si një element i cili është me rëndësi të madhe për zhvillimin e kapaciteteve dhe nënkuptohet për Akademinë Ushtarake, ku edhe tani arsimohen pjesëtarë të Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Në aspekt të bashkëpunimit rajonal, ministri i MM së Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi theksoi se duke u udhëhequr nga parimi se Rajoni do të jetë i plotë atëherë kur në nismat rajonale do të marrin pjesë të gjitha vendet që e krijojnë atë, kurse Republika e Maqedonisë do t’i japë mbështetje anëtarësimit të Republikës së Kosovës në këto nisma.

Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës së Kosovës, Agim Çeku, gjatë vizitës zyrtare një ditëshe në Republikën e Maqedonisë, vizitoi edhe Akademinë Ushtarake, ku u takua me dekanin e AU-së, kolonel Orce Popovski dhe me kadetët nga Republika e Kosovës. Me këtë rast ministri Çeku mbajti një ligjeratë në Akademinë e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë.

Në shoqërim të ministrit gjatë vizitës ishin edhe drejtori i Drejtorisë për Operacione, gjeneral brigade Zymer Halimi, shefi i Departamentit për Bashkëpunim ndërkombëtar dhe Siguri, nënkolonel Hasan Hoxha si edhe shefja e Zyrës Ligjore pranë MFSK-së, Krenare Sogojeva-Dermaku.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)