02 Maj 2024

Ministri Çeku dhe gjeneralmajor Rama udhëtojnë për në SHBA

Prishtinë, 26 janar - Nga 27-30 janari 2013, Ministri për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku i shoqëruar nga  Komandanti i Forcës Tokësore (KFT) gjeneralmajor Rrahman Rama do të vizitojë SHBA.

Në këtë vizitë ata do takohen  me zyrtarë të nivelit të lartë për të diskutuar çështjet e sigurisë dhe bashkëpunimin dypalësh,  në sektorin e sigurisë mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

 Ministri Çeku dhe gjeneral Rama  në Uashington do të vizitojnë  Departamenti e Mbrojtjes të SHBA-ve , Departamentin e Shtetit  të SHBA-ve dhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Vizita do të vazhdojë në shtetin e Ajovës, ku ministri Çeku do të ketë takime dhe do ti drejtohet Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve të shtetit të Ajovës.

Ministri Çeku dhe gjeneral Rama gjithashtu do të takohen  me Komitetin e Shtëpisë për Çështje të Veteranëve të  dhe Komitetin e Senatit për Çështje  të Veteranëve,  si dhe do të kenë takime me senatorin Daryl Beall dhe  me Gjneralmajorin  Tim Orr,  Komandant  i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)