Ministrat Hyseni e Tahiri diskutojn për situaten e sigurisë në rajon



Prishtinë, 28 janar - Ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni, priti sot në takim ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Shqipërisë, Saimir Tahiri.
Në këtë takim morën pjesë Komisionet Parlamentare të Sigurisë dhe zëvendësministrat e Punëve të Brendshme të dyja vendeve.
Me këtë rast ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, z. Skender Hyseni, theksoi se është biseduar për punët që janë bërë dhe që duhet të bëhen nga të dyja vendet.
Bashkëpunimi sektorial, por edhe i përgjithshëm midis vendeve tona do të jetë shumë dimensional dhe afatgjatë. Falënderova Tiranën për reagimin dhe përkrahjen e Kosovës lidhur me ndalimin e ish-kryeministrit, z. Ramush Haradinaj.\"
\"Ne si dy vende, si dy qeveri që kanë të njëjta synime, kanë objektivat e njëjtë ndërkombëtare e diplomatike do të vazhdojmë të bashkërendojmë planet tona, theksoi ministri Hyseni.
Ministri Hyseni vuri në dukje se është trajtuar edhe gjendjen e përgjithshme e sigurisë pas provokimeve që i ka bërë Serbia. Ai tha se është konstatuar se gjendja e sigurisë në Kosovë është stabile.