03 Maj 2024

Ministrat e NATO javën e ardhshme shqyrtojnë situatën në Kosovë

Bruksel, 2 tetor - Sekretari i përgjithshëm i aleancës veriatlantike, Anders Fogh Rasmussen ka bërë të ditur se Ministrat e mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s, javën e ardhshme në Bruksel, do ta shqyrtojnë situatën në Kosovë dhe veprimin e misionit KFOR.

Ai theksoi se ministrat e NATO-s dhe të vendeve partnere, më 9 dhe 10 tetor do të diskutojnë për “temat kryesore të misioneve të NATO-s në Afganistan dhe Kosovë”, raporton Radio Evropa e Lirë.

Megjithqë nuk janë dhënë detaje të tjera në selinë e NATO-s për këtë takim, pritet që ministrat e mbrojtjes do ta analizojnë situatën e sigurisë në Kosovë dhe do të diskutojnë për planet e mëtejshme lidhur me misionin paqeruajtës ndërkombëtar në Kosovë, KFOR, që aktualisht i ka 6 mijë ushtarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)