05 Maj 2024

MFSK, memorandum mashkëpunimi me Tempullin

Prishtinë, 14 shkurt - Sot, në ambientet e Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të Ministrisë për FSK-në dhe Shkollës së Lartë Profesionale “Tempulli”. 

Memorandumin për MFSK-në e nënshkroi Sekretari i Përgjithshëm Dr. Shkëlzen Sylaj, ndërsa, në emër të Shkollës së Lartë Profesionale e nënshkroi Dipl. ing Muhamed A. Krasniqi, drejtor i SHLP “Tempulli”.

Qëllimi i nënshkrimit të këtij memorandumi është bashkëpunimi i dyanshëm në gjitha fushat përkatëse   mes të këtyre dy institucioneve.

Ministria për FSK-në do ta ndihmojë-mbështesë Shkollën e Lartë Profesionale “Tempulli” në aktivitete për realizimin e misionit të saj, do ta ndihmojë në rast të ndonjë fatkeqësie elementare natyrore, me personel dhe teknikë, bazuar në politikat e këtij institucioni dhe kompetencat e MFSK-së dhe FSK-së.

 Shkolla e Lartë Profesionale “Tempulli”do ta mbështesë MFSK-në dhe FSK-në në ngritjen e kapaciteteve profesionale të personelit të saj, me programet e saj arsimore në të gjitha nivelet, dhe  stafit të MFSK-së dhe FSK-së do t’i afrojë lirim prej 10%, për të gjithë ata që i ndjekin kurset dhe studimet akademike të saj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)