19 Maj 2024

MFSK-ja bashkoi femrat

Prishtinë, 13 shkurt - Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), më konkretisht Departamenti për Marrëdhënie me Publikun dhe Njësia për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore  në MFSK organizuan me 13  shkurt 2014 (sot) takimin  zyrtarë  me qëllim të  thëllimit  të  bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e sigurisë.

Pra femrave që shërbejnë në uniformë, si edhe promovimi i barazisë gjinore, me të gjitha femrat e institucioneve të sigurisë së Kosovës ku ndër të pranishmit ishin prezent edhe ministri i MFSK-së Agim Çeku  dhe Sekretari i Përgjithshëm i MFSK-së Shkëlzen Sylaj.

Ministri i FSK-së Agim Çeku i përshëndeti të pranishmet  dhe njëherit i uroi për  iniciativën e bashkëpunimit në  fushën e sigurisë të të gjitha femrave të institucioneve të Kosovës duke iu ofruar atyre mbështetje  të mëtutjeshme në fuqizimin dhe vendimmarrjen e femrave  në  institucionet e Kosovës.]

” E çmoj lart kontributin e femrës në FSK duke krahasuar  se është  në një përqindje më të kënaqshme se në disa vende të NATO-s, por ne do bëjmë edhe më shumë që të kemi  progres edhe më të madh në ngritjen e kësaj përqindje si dhe në avancimin e femrës në institucionin tonë. Femrat në FSK janë duke luajtur rol të jashtëzakonshëm që po e afirmon FSK-në si forcë gjithëpërfshirëse dhe si forcë që po ngrihet dhe ndërtohet me standardet e NATO-s” përfundoi ministri Çeku.

Nikoqiri i këtij takimi major Remzie Zeqiraj, Oficer për Marrëdhënie me Publikun në fjalën e saj të rastit tregoi se arsyet pse është i rëndësishëm  bashkëpunimi ndërmjet femrave që shërbejnë në institucione të sigurisë, me intencë femrat që shërbejnë në uniformë; major Zeqiraj tha se; “jemi ne që vullnetarisht dhe me kënaqësi bartim uniformen që është një përgjegjësi që nga mëngjesi kur dalim nga shtëpia e deri sa kthehemi aty, dhe jo vetëm.” Më tej major Remzie Zeqiraj tha:

“Shërbimi ynë përkundër që është përgjegjësi dhe sfidë njëkohësisht, së pari është kënaqësi dhe krenari, po pse është përgjegjësi dhe sfidë; nëpërmjet uniformes identifikohemi me institucionin, bartim simbolet e shtetit, para se për vetën tonë, kemi obligim të kujdesemi për imazhin e institucionit dhe shtetit”

Major Zeqiraj prezantoi para të pranishmëve edhe  temën “Kontributi dhe perspektiva e femrave në MFSK” ku theksoi se femrat e angazhuara në MFSK dhe FSK tani shërbejnë në detyrën e ushtares, nënoficeres dhe oficeres, kryejnë me përgjegjësi urdhrat që ipen nga zingjiri komandues, pavarësisht statusit të tyre social dhe angazhimit familjar, ja dalin të jenë në hap me koleget në të gjitha angazhimet në punë.

Ajo tha se femrat në MFSK dhe FSK, tani më kanë ndërtuar një përvojë, e kanë përgatitjen shkollore dhe ngritjen profesionale të nevojshme për të qenë të suksesshme dhe produktive në punë. Kanë arritur që të jenë aktive dhe në ngritje profesionale me trajnime të nevojshme dhe adekuate për detyrat. “Pjesëtaret e FSK-së kudo ku janë paraqitur si brenda vendit ashtu edhe jashtë vendit janë dalluar në trajnime dhe operacione Ushtaraket tona janë të përkushtuara në zbatimin e detyrave, respektimin e zingjirit komandues dhe gjithsesi aplikojnë edhe kreativitetin si dhe vetiniciativën duke dhënë kontribut në profile specifike si Mjekësi, Deminim, Kërkim shpëtim, Reagim të shpejtë, Logjistikë, Polici , Financa, Marrëdhënie Publike, Marrëdhënie ushtarake civile, Inteligjencë, Administratë, etj”

Po ashtu femra në FSK është e angazhuar me detyra edhe në zingjirin komandues, pra komandante, zëvendëskomandantë, si dhe udhëheqëse departamentesh e sektorësh” përfundoi major Zeqiraj.

Po ashtu para te pranishmeve prezentoi edhe zonja Halime Morina, Shefe e Njësisë për të Drejtat e Njeriut me temën “Perspektiva Gjinore në MFSK dhe FSK”, ku tha se është një dimension jetësor, tashmë i shtrirë në politika dhe plane të zbatimit në të gjitha nivelet, në të gjitha njësitet, brigadat, batalionet, departamentet, sektorët dhe zyrat.

Duke u përqendruar në fushën e sigurisë, roli i grave gjithnjë e më shumë po bëhet i rëndësishëm si në: operacione, menaxhimin e krizave të mundshme, vendimmarrje etj.

Ajo tha “ Numri i femrave në pozita vendimmarrëse në MFSK ka një ngritje të konsiderueshme. MFSK-ja i ka kushtuar rëndësi të veçantë pjesëmarrjes së femrave në pozita vendimmarrëse, ku aktualisht përqindja e femrave të personelit civil në MFSK është 33.06%, kurse me uniformë në MFSK dhe FSK është 8.09% përkatësisht 183 femra në uniformë në gradën e oficerit dhe  nënoficerit”.

Në takimin e femrave që shërbejnë me uniformë në institucionet e sigurisë se vendit, me temën: “kontributi dhe perspektiva e femrave në Forcat e Armatosura të Letonisë” foli Këshilltarja e NAT)-s për FSK, zonja Vineta Kleine. Ajo bëri edhe një krahasim ndërmjet pervojave të ushtarakeve të FSK-së dhe atyre të Letonisë, duke qenë njohëse e mirë tanimë edhe e rrethanave në FSK dhe Kosovë.

Nga ky takim ku pjesëmarrëse ishin përfaqësueset e  MFSK-së dhe FSK-së, Policisë së Kosovës, Shërbimit doganor, Shërbimit korrektues, Shërbimit sprovues,  u diskutuan modalitetet e bashkëpunimit, si dhe u propozuan disa ide konkrete për bashkëpunim të calat u vendos që të diskutohen në secilin prej institucioneve pjesmarr137se veq e veq, në mënyrë që bashkëpunimi të konkretizohet. Secili institucion të ndërtojë asociacionin;

Asociacionet të ndërtojnë një Trup të përbashkët koordinues; Bashkëpunimi të vazhdohet me përfaqësim të tri rangjeve më të larta të femrave në uniformë të të katër institucioneve, që do të përbënte një lloj Trupi koordinues të përbashkët; Bashkëpunimin ta koordinojnë  Zyrët për të Drejtat e Njeriut dhe Barazisë Gjinore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)