28 Prill 2024

Mërgimtarët mund të kalojnë kufirin përmes Mutivodës dhe Muqibabës

Prishtinë, 15 gusht - Me qëllim të informimit të qytetarëve dhe gjithë opinionit të gjerë, ju informojmë se në pikë-kalimin kufitar Merdare dhe Dheu i Bardhë që lidh Republikën e Kosovës me atë të Serbisë, qarkullimi i automjeteve është duke u zhvilluar me një intensitet të shtuar në të dy drejtimet.

Departamenti i Policisë Kufitare informon se në pikë-kalimin kufitar Merdare dhe Dheu i Bardhë, kohë pas kohe po fillon të ketë krijim të kolonave dhe pritje të gjata për në dalje nga Republika e Kosovës në drejtim të Serbisë.

Polica e Kosovës me qëllim të shmangies nga pritjet e gjata dhe me qëllim të krijimit të lehtësirave për qytetarët e në këtë rast mërgatën kosovare, i njofton të njëjtit së përpos këtyre dy pikave kufitare mund t’i përdorin për qarkullim edhe dy pikë-kalime tjera kufitare, respektivisht pikë-kalimin kufitar të Mutivodës dhe pikë-kalimin kufitar të Muqibabës.

Të gjithë qytetarët, që dëshirojnë të ju shmangen pritjeve eventuale mund t’i shfrytëzojnë edhe këto dy pikë-kalime kufitare Mutivodë dhe Muqibabë pasi që procedurat e kalimit duke përfshirë posedimin e dokumentacioneve të aplikueshme për kalimin kufitar janë krejtësisht të njëjta sikurse në pikë-kalimet kufitare në Merdare dhe Dheu i Bardhë, por që nuk ka pritje të gjata momentale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)