29 Prill 2024

Më 9 nëntor fillon gjykimi i Limajt

Prishtinë, 20 tetor - Gjyqtari italian, Gianfranco Gallo, tashmë është bërë gati për të nisur procesin gjyqësor kundër deputetit, Fatmir Limaj dhe nëntë ish-pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së. Seanca e parë nis më 9 nëntor, ku pritet të lexohet aktakuza.

Kjo shënon edhe nisjen e një procesi të dytë kundër ish-komandant “Çelikut” me akuza për krime lufte, që supozohet të kenë ndodhur në një kamp të UÇK-së në Kleçkë.

Ndonëse nuk ka marrë thirrje për gjyq, avokati Tahir Rrecaj e ka konfirmuar datën e nisjes së gjykimit.

“Zyrtarisht nuk e kam marrë ende thirrjen, kështu që mund të ketë ndonjë lëvizje, por, sipas të gjitha gjasave, më 9 është seanca e parë. Thirrjen se kemi marrë ende, presim këto ditë ta marrim”, ka thënë Rrecaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)