14 Maj 2024

MD e përkushtuar në përmbushjen e kritereve për liberalizimin vizave

Prishtinë, 25 tetor - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, sot ka marrë pjesë në takimin e radhës të Komitetit Drejtues për Liberalizimin e Vizave, i cili u kryesua nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Ministri Kuçi informoi të pranishmit për funksionalizimin e mëtutjeshëm të mekanizmit koordinues ndërinstitucional në trajtimin e rasteve të konfiskimit të pasurisë. Kuçi me tej njoftoi për hapat që janë marrë dhe kriteret që janë plotësuar nga Ministria e Drejtësisë, më konkretisht nga Agjencia për Sekuestrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar, duke e cilësuar Konfiskimin dhe Sekuestrimin si proces shumë të rëndësishëm, të cilat kërkojnë angazhimin dhe bashkëpunimin e një sërë institucionesh si gjykatat, prokuroria, policia e deri te Agjencia për Administrim të pronave të Konfiskuara dhe Sekuestruara.

“Ne jemi në proces të themelimit dhe funksionalizimt të Zyrës Kombëtare për Koordinim të Luftimit të Krimeve me Përfitime Materiale dhe Pasurore. Një ndër kompetencat e kësaj zyre do të jetë edhe monitorimi i performancës së institucioneve të Kosovës lidhur me trajtimin e rasteve të sekuestrimit dhe konfiskimit të pronave. Konkretisht monitorimi i efikasitetit të punës së institucioneve relevante dhe zhdukja e rasteve të përvetësimit apo shfrytëzimit të pa autorizuar të pasurisë̈ së sekuestruar ose te konfiskuar, për të cilën është duke punuar në hartimin e akteve nënligjore me të cilat do të përcaktohen të gjitha modalitetet e funksionimit të kësaj zyre kombëtare”, ka thënë Kuçi.

Sa i përket masave të ndërmarra për reduktimin e lëndëve të grumbulluara, funksionalizimi i sistemit të përmbarimit privat, sipas Ministrit Kuçi, pritet të filloj së funksionuari në fillim të vitit 2014.

“Jemi në fazën kur po finalizojmë çdo gjë sipas planit dhe vizionit paraprak. Aktet nënligjore janë në fazën përfundimtare të shqyrtimit, disa nga to janë miratuar dhe nënshkruar, të tjerat pritet të nënshkruar në javët në vijim. Si rezultat, sistemi i përmbarimit privat do të ndikojë dukshëm në zvogëlimin e numrit të rasteve të mbetura” tha Kuçi.

Në fund të fjalës së tij, Ministri Kuçi tha se në të ardhmen, Zyra Kombëtare dhe sistemi i përmbarimit privat do të funksionojë në mënyrë efektive.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)