05 Maj 2024

Mbrojtja dhe Ndihma e viktimave nga MD kalon në Prokurori

Prishtinë, 30 shtator - Me qëllim të zbatimit të rekomandimeve të dala nga Raporti për Rishikimin Vertikal i Ministrisë së Drejtësisë lidhur me funksionin e ofrimit të ndihmës për viktimat e krimit, sot u nënshkrua memorandum mirëkuptimi në mes Prokurorit të Shtetit dhe Ministrisë së Drejtësisë.

Transferimi i kompetencave për mbrojtje dhe ndihmë viktimave nga Ministria e Drejtësisë në Prokurorin e Shtetit do të ndikojë në forcimin e mbrojtjes ligjore efektive dhe të mekanizmave që mundësojnë ndihmë dhe mbrojtje më efektive viktimave të trafikimit me njerëz në Kosovë, si dhe veprat penale të lidhura me të.

Pas transferimit të kompetencave nga Ministria e Drejtësisë, Prokurori i Shtetit do të jetë organ kompetent në administrimin dhe menaxhimin e personelit dhe aseteve në pajtim me ligjin e aplikueshëm në Kosovë.

Prokurori i Shtetit gjatë ushtrimit të kompetencave dhe përgjegjësive të saj do të zbatoje politikat dhe strategjitë e miratuara nga Qeveria e Kosovës lidhur me mbrojtjen e viktimave të trafikimit me njerëz në Kosovë, si dhe veprat penale të lidhura me te.

Me pranimin e kompetencave të transferuara nga Ministria e Drejtësisë, do të transferohen edhe pozitat dhe zyrtarët e punësuar në Divizionin për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, të cilët kanë kryer punët lidhur me ndihmën për viktimat e trafikimit me njerëz.

Memorandumi është nënshkruar nga kryeprokurori i Shtetit, z. Ismet Kabashi dhe nga ministri i Drejtësisë, z. Hajredin Kuçi dhe do të jetë në fuqi që nga dita e sotme. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)