03 Maj 2024

Mbrojtja Civile pritet të futet në FSK

Mitrovicë, 24 prill - Që t’i lejohet që FSK-së të shpallet ushtri, Qeverisë së Kosovës do t`i duhet t`i bindë pjesëtarët e deritashëm të formacionit ilegal në veri “Civlina Zastita” (Mbrojtja civile) që të jenë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Formacioni i serbëve të veriut që është krijuar si rezultat i shkrirjes së disa organizatave paraushtarake atje, është vlerësuar si strukturë e sigurisë dhe pjesëtarëve të saj, sipas pikës tetë të marrëveshjes, do të duhet t’u ofrohet vend në një strukturë ekuivalente të Kosovës, e që është FSK-ja, shkruan “Tribuna”.

Sipas burimeve të gazetës, marrëveshjen e ka bërë të pranueshme edhe për palën kosovare, shpjegimi se duke i rekrutuar këta pjesëtarë, organizata do të mund ta plotësojë kriterin e vendosur më herët që thotë se 10% e pjesëtarëve të FSK-së duhet të jenë nga komunitetet.

Rekrutimin e pjesëtarëve të Mbrojtjes Civile të veriut në FSK nuk e ka mohuar as zv/kryeministri kosovar Hajredin Kuçi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)