14 Maj 2024

Mbi dy mijë zyrtarë të dyshuar për korrupsion në Kosovë

Prishtinë, 24 shtator - Dy mijë zyrtarë të Shtetit janë trajtuar nga prokurorët kosovar nga janari i vitit 2012, deri në qershor të këtij viti.

Kundër shumicës prej këtyre janë siguruar prova se kanë shpërdorur pozitën zyrtare duke rënë ndesh me ligjin.

Pak prej këtyre rasteve kanë arritur të përfundohen edhe në gjykatë . Vetëm 187 raste kanë përfunduar me aktgjykime dënuese, po kaq  janë  liruar nga akuzat. Zëdhënësja e Prokurorisë së Shtetit, Liridonë Kozmaqi, ka treguar punën e prokurorëve me anë të shifrave.

Numri i kallëzimeve penale të punuara nga prokurorët tregon se keqpërdorimi i pozitës zyrtare si vepër penale ka prekur të gjitha nivelet e pushtetit, shkruan “Koha ditore”.

“Prokuroritë kompetente gjatë vitit 2012 kanë pasur në punë 643 kallëzime penale me 1670 persona, që kanë të bëjnë me vepra penale kundër detyrës zyrtare – korrupsionit, ku hyjnë edhe veprat penale të ryshfetit”, ka thënë Kozmaqi.

Me gjithë këtë numër kallëzimesh penale, pak zyrtarë të shtetit janë ndëshkuar. Zëdhënësja Kozmaqi ka thënë se gjatë vitit 2012, prokuroritë kanë pranuar 14 aktgjykime me urdhër ndëshkimor, 24 aktgjykime refuzuese, 15 aktgjykime liruese, 105 aktgjykime dënuese, 4 aktgjykime me masë të trajtimit të detyrueshëm.

/Koha ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)