03 Maj 2024

Mbi 57 mijë aplikantë për veteranë të UÇK-së

Prishtinë, 27 mars - Mbi 57 mijë persona kanë aplikuar për t’u njohur statusi i veteranit të UÇK-së. Këtë e ka bërë të ditur pas mbledhjen së radhës së Komisionit për qeveritar për verifikimin e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kreu i këtij komisioni, Agim Çeku përderisa ka shfaqur bindjen e tij se ky numër nuk është fare real, duke marrë parasysh se vetë Çeku ka qenë shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

“Mund t’ju informoj se tanimë 57 mijë e 556 persona kanë aplikuar për statusin e veteranit të UÇK-së. 5721 persona pretendojnë se e kanë të drejtën që t’u njihet statusi për invalid të luftës së UÇK-së dhe 3062 familje pretendojnë se të afërmit e tyre kanë rënë në luftën për lirinë e vendit tonë, kanë të drejtë të njihen si dëshmorë të kombit”, ka thënë ai.

Çeku shtoi se verifikimi do të bëhet duke i ftuar komandantët e zonave, dhe mbi bazën e të dhënave të tyre do të verifikohet aplikacion për aplikacion.

Çeku ka thënë se nuk do të marrin të gjithë para nga shteti, por vetëm ata që do ta meritojnë mbi bazën që e lejon ligji.

Çeku ka thënë se nuk e kanë ndonjë kohë se kur do të përfundojë ky proces, porse ka thënë se do të ketë kohë edhe për ankesa.

 Çeku, po ashtu, ka bërë të ditur se Komisioni që ai e drejton ka marrë vendim sot që t’i propozojë qeverisë, e më pas kjo e fundit edhe parlamentit për kategorizimin e personave që kanë aplikuar, t’i kategorizojë në invalid të luftës së UÇK-së - njeriu që është plagosur apo iu është dëmtuar organizimi si pasojë e plagëve, si pasojë e sëmundjeve, si pasojë e vuajtjeve në burgjet apo kampet e armikut në shkallën të cilën e përcakton komisioni profesional mjekësor; e dyta është veteran luftëtar i UÇK-së – luftëtar i UÇK-së është çdo person i cili vullnetarisht është radhitur në radhët e UÇK-së, ka qenë i uniformuar, i armatosur dhe ka qenë i evidentuar si ushtarak dhe ka qenë në shërbim brenda njësive, komandave apo shtabeve, si ushtar, si luftëtar.

Kategoria tjetër është të internuar – ku çdo person për shkak të veprimtarisë së vet si luftëtar i UÇK-së është arrestuar dhe mbajtur në burg për kohë të caktuar.

Dhe kategoria “pjesëtar i UÇK-së”, - është çdo person i cili nuk ka qenë i uniformuar, nuk ka qenë i armatosur, por me vendim të komandantëve të njësive të zonave apo shtabit të përgjithshëm, ka kryer detyra të ndryshme në mbështetje të UÇK-së, qoftë mbështetje politike, logjistike, financiare, organizative etj., dhe çdo ushtar i cili ka qenë në radhët e UÇK-së por për arsye të ndryshme nuk ka qëndruar dhe është larguar nga radhët e UÇK-së para përfundimit të luftës.në ujë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)