15 Maj 2024

Mbi 5 mijë policë nesër në detyrë

Prishtinë, 2 nëntor - Më shumë se 5500 policë do të jenë nesër në detyrë me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Zyrtarët e Policisë deklarojnë se në bazë të planit operacional, janë marrë të gjitha masat që gjendja e sigurisë të jetë e qetë.

“Janë marrë të gjitha masat nga ana e policisë, për kryerjen e të gjitha detyrave policore që ndërlidhen me procesin zgjedhor dhe janë bërë disa përgatitje në të gjitha drejtoritë rajonale.\"

\"Faza e tretë e planit nënkupton ditën ‘Z’, apo ditën e zgjedhjeve ku kryesisht aktivitetet e policisë janë përcjellja e materialit sensitiv nga depot nëpër qendrat e votimit dhe menaxhimi i situatës së sigurisë në qendrat e votimit”, tha Brahim Sadriu, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Nga ana tjetër, edhe zyrtarët e EULEX-it, thanë se policia e EULEX-it do të mbështesë Policinë e Kosovës me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve lokale dhe do të jetë në gjendje gatishmëri për çdo gjë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)