Mbetet në fuqi masa e paraburgimit për dy të dyshuar

Prishtinë, 1 tetor - Kolegji penal prej tre gjyqtarësh i  Gjykatës së Apelit,  ka  lënë në fuqi  masën  paraburgimit prej një muaji, ndaj të dyshuarve A.G dhe K.G.
Kështu,  Apeli ka refuzuar  si të pa bazuara, ankesat  e mbrojtësve të pandehurve, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 23.09.2015.
A.G. dhe K.G. po dyshohen  nga ana e prokurorisë, se  në bashkëkryerje, kanë  kryer veprat  penale : Lëndim i rëndë trupor  nga neni 189 ,paragrafi 1, lidhur me nenin 31 të Kodit  Penal, dhe  Kanosje  nga neni 185, paragrafi 4, lidhur me nenin 31, të këtij kodi.
Sipas vlerësimit të kësaj gjykate, provat e paraqitura nga prokuroria, përmbajnë të dhëna dhe informacione të mjaftueshme për ekzistimin e dyshimit të bazuar, se te pandehurit i kanë kryer veprat penale, për te cilat janë duke u zhvilluar hetimet.
Gjykata konsideron se ka bazë ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, konform 187 të Kodit të Procedurës  Penale, për çka gjykata e shkallës se parë,  me të drejt ka aprovuar kërkesën e prokurorisë.  















