Mbahet ushtrimi Tërmeti dhe dëmtimi i digës së liqenit të Batllavës

Prishtinë, 25 nëntor - Ministria e Punëve te Brendshme do të organizojë sot ushtrimin funksional për testimin e koordinimit të vendimmarrjes nga niveli lokal deri te grupi ndërinstitucional për menaxhimin e incidenteve (GNMI). 
Skenari demonstrues do të trajtoj temën Tërmeti dhe dëmtimi i digës së liqenit të Batllavës.
Pjesëmarrës në ushtrimin rreth tavolinës do të jenë zv. Ministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, kryetari i Komunës së  Podujevës, Agim Veliu, anëtarët e grupit GNMI-së, përfaqësues të MPB-së  dhe përfaqësues të  Komunës së Podujevës . 















