05 Maj 2024

Mbahet seanca e parë për korrupsion kundër Bukoshiit e Tolaj

Prishtinë, 9 gusht - Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë sot do të mbahet seanca e parë për konfirmimin e aktakuzës ndaj ish-zëvendëskryeministrit dhe ish-ministrit të Shëndetësisë, Bujar Bukoshi, ish-sekretarit të MSH-së, Ilir Tolajt dhe 9 të akuzuarve të tjerë.

M[sohet se Bujar Bukoshi, Ilir Tolaj, Arbenita Pajaziti, Nexhat Shabani, Ismet Hyseni, Hajrullah Fejza, Zenel Kuçi, Bekim Fusha, Alban Thaçi, Basri Asllani dhe Imer Ajeti, akuzohen për shpërdorim të pozitës zyrtare ose autoritetit, keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrave, keqpërdorim i autorizimeve ekonomike, lidhje të kontratave të dëmshme, nxjerrje të kundërligjshme të vendimeve gjyqësore.

Ndersa Tolaj dhe Nexhat Shabani akuzohen edhe për veprën penale të kërkimit të ryshfetit, apo përpjekje për të marrë ryshfet, evazion fiskal dhe pengim të provave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)