19 Maj 2024

Mbahet Konferenca shkencore për menaxhimin e emergjencave

Prishtinë, 1 mars - Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave dhe Kolegji “Biznesi”, në Ditën Ndërkombëtare të Mbrojtjes Civile, organizuan Konferencën shkencore me titull:”Mbrojtja civile në shoqëri.

Konferenca u mbajt ne lokalet e Institutit Albanologjik të Prishtinës, me 1 mars 2914.
Pjesëmarrës ishin thuajse të gjitha institucionet e shtetit të Kosovës, si dhe agjenci profesionale qe fushëveprimtarie e kanë menaxhimin e emergjencave.

Konferencën shkencore “Mbrojtja civile në shoqëri” e përshëndetën përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme, z/ministri, Izmi Zeka, Komandanti i FSK-së, Gjeneral Kadri Kastrati, Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave të Republikës së Shqipërisë, z. Shemsi Prençi, përfaqësuesi i Drejtorisë së Emergjencave të Maqedonisë, si dhe pjesëmarrës dhe mysafirë të tjerë.

Fjalën e hapjes së Konferencës shkencore e mbajti Gjeneral z. Fadil Kodra, Shef i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave të Kosovës, i cili foli për rëndësinë dhe rolin e menaxhimit të emergjencave, edhe si bashkorganizatorë i konferencës, por edhe si personi përgjegjësi për menaxhimin e emergjencave në Kosovë.

Në emër të Kolegjit Biznesi, një fjalë përshëndetëse për të pranishmit e mbajti edhe Dekani i Kolegjit, prof. dr. Shyqri Kabashi.

Referatin kryesor të konferencës shkencore, me titull “Menaxhimi i Emergjencave dhe Mbrojtja Civile, e mbajti Prof. dr. Kudusi Lama, Gjeneral.

“Gjatë 20 viteve të fundit bota ka përjetuar një numër në rritje të fatkeqësive të rënda. Kjo ka bërë që të evidentohet roli kritik që luan menaxhimi i emergjencave në mbrojtjen e stabilitetit social dhe ekonomik të akëcilit vend. Kjo kërkon bazë të re shkathtësish për menaxherët e emergjencave. Prandaj edhe realisht në botë e veçanërisht në SHBA, kolegjet dhe universitetet kanë shtuar në programet e tyre drejtime studimesh në menaxhimin e emergjencave.
 
Prandaj, ne kemi fatin që të parët në rajon të kemi një fakultet të themeluar në kolegjin “BIZNESI”, ku diplomohen kuadro për Kosovën, por edhe që ka filluar të përgatisë kuadro edhe për Kosovën Lindore, Malin e Zi, Shqipërinë, Bosnjën e Maqedoninë”, theksoi në referatin e tij, Gjeneral Kudusi Lama.

Duke folur për kontekstin historik të menaxhimit të emergjencave, referuesi kryesor, Gjeneral Kudusi Lama, theksoi:” Përkufizimi i menaxhimit të emergjencave mund të jetë jashtëzakonisht i gjerë. Një përkufizim i thjeshtë për menaxhimin e emergjencës është \"një disiplinë e cila merret me rrezikun dhe shmangien e rrezikut”. Ky përkufizim dëshmon se menaxhimi i emergjencave është pjesë integrale e sigurisë së jetës së përditshme të të gjithëve.

Menaxhimi i emergjencave është rol thelbësor i qeverisë së një vendi. Po ashtu, edhe për qeverisjen lokale, sepse ka të bëjë me marrjen e përgjegjësisë për shëndetin publik dhe sigurinë. Kjo filozofi themelore duhet të udhëheqë funksionin qeveritar të menaxhimit të emergjencave, kur masat përgatitore dhe marrja e përgjegjësive është e të gjithëve”.

Në Konferencën shkencore, “Mbrojtja Civile në Shoqëri”, u paraqiten studiues nga fusha të ndryshme të dijes, por që në veprimtarinë e tyre, qoftë zyrtare, qoftë intelektuale, qoftë shkencore, merren me menaxhimin e emergjencave në Kosovë dhe në rajon.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gjeneral Behar Selimi mbajti një kumtesë interesante, ku trajtoi çështje të zgjidhjeve kushtetuese dhe ligjore të çështjes së menaxhimit të emergjencave.

Kumtuesit, më shumë se 17 intelektualë, në përgjithësi trajtuan çështjet që lidhen qoftë me mbrojtjen civile në shoqëri, qoftë me çështjet e menaxhimit të emergjencave në jetën e një shteti, në këtë rast të shtetit më të ri në Evropë, siç është Kosova.


Konferenca i përfundoi punimet me miratimin e konkulzioneve lidhur me rëndësinë e menaxhimit të emergjencave.



  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)