16 Maj 2025

Mbahet gjykimi i aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje

Prishtinë, 16 mars - Sot duke filluar nga ora 10:00, në Pallatin e Drejtësisë mbahet gjykimi i aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët akuzohen për rrokullisjen e veturave të EULEX-it në vitin 2009.

13 aktivistët e Vetëvendosjes të akuzuar, e në mesin e tyre edhe Glauk Konjufca, akuzohen me dy vepra penale si pjesëmarrje në grup për kryerje të veprës penale, si dhe dëmtim të pasurisë së paluajtshme, e cila ka të bëjë me dëmtimin e disa veturave të EULEX-it në vitin 2009.

Vetëvendosje ka bërë të ditur se në të njëjtën kohë do të ketë aksion simbolik jashtë ndërtesës si dhe deklarim për media.  

Më 25 gusht te vitit.2009, në Prishtinë, në parkingun mbrapa stadiumit të Prishtinës, aktivistët e Vetëvendosjes kanë rrokullisur dhe dëmtuar veturat e misionit ndërkombëtar EULEX, që sipas prokurorit dëmet arrijnë përmasat deri në 95 mijë euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)