04 Maj 2024

Masa e katërt e paraburgimit në rastin e të shtënave në Dobrosin

Prishtinë, 18 tetor - Dje pasdite në një operacion të përbashkët, Policia e EULEX-it dhe Policia e Kosovës arrestuan edhe një person që dyshohet të jetë anëtar i një organizate terroriste, e cila mori përgjegjësinë për tre sulme ndaj policisë serbe në Dobrosin, afër Portës 5 - Dheu i Bardhë. I dyshuari është akuzuar edhe për posedim të paligjshëm të armëve.

Një gjyqtar i EULEX-it i procedurës paraprake në Gjykatën e Qarkut në Gjilan ka urdhëruar një muaj paraburgim për personin e arrestuar dje.

Në fillim të kësaj jave tre persona tjerë u arrestuan dhe u urdhërua një muaj paraburgim në lidhje me të njëjtin rast.

Rasti është ndjekur nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)