30 Prill 2024

Marrëveshje ushtarake mes Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë

Prishtinë, 12 dhjetor - Forca e Sigurisë së Kosovës, ushtria e Maqedonisë dhe ajo ushtria e Shqipërisë janë pajtuar që të formohet një njësit i përbashkët për kërkim shpëtim, i cili do të ishte i gatshëm të reagonte në raste të krizave.

Ushtritë e tri vendeve, Kosovës, Shqipërisë e Maqedonisë janë pajtuar që t’i harmonizojnë veprimet në raste emergjente.

E kjo i bie që nëse në ndonjërin nga këto tri shtete ka fatkeqësi natyrore, atëherë edhe vendet tjera do të përfshiheshin në aksion për kërkim shpëtim.

Ministri i FSK-së Agim Ceku u shpreh se kjo iniciativë e kosovarëve, po mirëpritet shumë nga Shqipëria.

Sipas ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami “këtu po pranojnë se fatkeqësitë nga natyra, nuk ndalen, por mund të bëhen më të vogla me ndërhyrje të shpejta”.

Pas dakordimit për bashkëpunimin trepalësh, ministrat u bënë thirrje edhe vendeve tjera që të inkuadrohen në këtë proces.

Ndihmë në këtë projekt, ka dhënë komanda e forcave të Amerikës për Evropë, por edhe ambasada e SHBA-së në Prishtinë.