26 Prill 2024

Marnhac përgëzon policinë për sigurimin e zgjedhjeve

Prishtinë, 13 dhjetor - Shefi i misionit të EULEX-it, Xavier de Marnhac përgëzon Policinë e Kosovës për rolin e tyre në sigurimin e zgjedhjeve.

 “Vëmendja e botës ishte drejtuar dje nga Kosova për të parë së a është në gjendje Kosova të organizoj zgjedhje të qeta dhe të sigurta. Dua të përgëzoj Policinë Kosovës për profesionalizmin e treguar dhe popullin e Kosovës për pjekurinë e tyre të lartë e cila rezultoi pozitivisht dje\", tha shefi misionit EULEX.

Ato pak incidente që ndodhen dje sipas tij u trajtuan në një mënyrë profesionale dhe duke zvogëluar tensionin, nga ana e policisë së Kosovës të mbështetur nga EULEX-i

Gjatë ditës së zgjedhjeve, Policia e Kosovës ishte e ngarkuar me detyrën e sigurisë në zgjedhje ku për realizimin e kësaj detyrë ata angazhuan rreth 6000 zyrtarë policor, të mbështetur nga EULEX-i dhe KFOR-i.

EULEX-i ka angazhuar rreth 500 policë ndërkombëtar në tërë Kosovën për t’i  monitoruar, mentoruar dhe këshilluar ata në punën e tyre duke përfshirë edhe njësitë e përgatitura për intervenim në raste trazirash nëse një gjë të tillë do të nevojitej.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)