29 Prill 2024

Maqedonia e Kosova se shpejti me vendkalim te ri kufitar

Shkup, 19 janar - Qeveria e Maqedonisë në seancën e fundit i ka dhënë dritë jeshile nënshkrimit të marrëveshjes mes qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë për hapjen e vendkalimit kufitar Bellanoc –Stançiç, që lidh dyja vendet.

Zëdhënësi i qeverisë së Maqedonisë, Muhamet Hoxha deklaroi se, me këtë rast konfirmohen marrëdhëniet e mira ndërfiqinjësore dhe njëherësh thellohet bashkëpunimi me shtetin fqinj.

“Ky vendkalim do jetë i dedikuar për komunikacion rrugor ndërkombëtarë dhe të dyja vendet obligohen që të ndërtojnë infrastrukturën rrugore deri në pikën e  vendkalimit.\"

\"Për nënshkrimin e kësaj marrëveshje Qeveria ka autorizuar ministren e brendshme Gordana Jankullovska. Pas nënshkrimit kjo marrëveshje do të ratifikohet nga të dyja vendet që të bëhet e plotfuqishme”, deklaroi Hoxha.

Më marrëveshjen në fjalë obligohen të dy vendet që të ndërtojnë infrastrukturën rrugore deri në pikën kufitare. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)