19 Maj 2024

Maqedoni - Kosovë nga marsi vetëm me letërnjoftime

Prishtinë, 12 shkurt - Qytetarët e Maqedonisë dhe Kosovës nga muaji mars do të mund të qarkullojnë vetëm me letërnjoftime.

Dy vendet përfundimisht do të mund të firmosin marrëveshjen për lëvizjen e ndërsjellë të qytetarëve me karta identiteti, pasi është plotësuar dhe kushti i vetëm që pengonte arritjen e marrëveshjes, respektivisht pajisja e qytetarëve të Kosovës me dokumente biometrike. 

Të kontaktuar nga Portalb nga pala kosovare thonë se marrëveshja është duke u shqyrtuar nga ekspertët dhe se brenda një muaji pritet ajo të finalizohet nga dy ministrat e brendshëm të Maqedonisë dhe Kosovës.

“Nga dhjetori ne filluam t’i japim dokumentet biometrike. Ministri Rexhepi kishte një takim me ministren Jankullovska në dhjetor dhe një version i marrëveshjes është gati. Pritet që pasi ta shqyrtojnë grupet e ekspertëve të nënshkruhet. Kisha thënë punët ecin mirë dhe diku nga marsi do të arrihet nënshkrimi i marrëveshjes” tha për Portalb, zëdhënësi i Ministrisë së punëve të brendshme të Kosovës, Fisnik Rexhepi.

Autoritet e Maqedonisë rikonfirmuan se ekziston vullneti politik për arritjen e marrëveshjes, e cila parashikon lehtësimin e lëvizjes së shtetasve ndërmjet dy vendeve duke përdorur për këtë qëllim vetëm letërnjoftimet dhe se nuk ekziston asnjë pengesë që do të cenonte firmosjen e saj.

Maqedonia marrëveshje të tillë ka firmosur kohë më parë me Shqipërinë, Serbinë dhe Malin e Zi. Sipas autoriteteve të vendit, lëvizja vetëm me karta identiteti përveç lehtësimit të qarkullimit, ka kontribuar pozitivisht edhe në thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe turizmit.

/Portalb/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)