28 Prill 2024

Maqedoni, arrestohet grupi që shpërlau miliona euro

Shkup, 14 shtator - Autoritetet maqedonase thanë se kanë zënë një grup kriminal që, përmes kompanive të falsifikuara, ka shpërlarë 21.8 milionë euro.

Ministri i brendshëm i Maqedonisë tha se 11 maqedonasit, nëntë bullgarët dhe një serb kanë ngritur disa firma tregtare në emër të qytetarëve bullgarë të cilët do të t’i lëshonin njëri-tjetrit fatura fallse për t’ju shmangur tatimeve brenda viteve 2007-2011.

Autoritetet vlerësojnë që Maqedonia të ketë humbur rreth dy milionë euro nga të ardhurat e taksave për shkak të aktiviteteve ilegale.

Dhjetë nga 21 të dyshuarit janë arrestuar tashmë me akuzat për evazion fiskal dhe pastrim parash. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)