15 Maj 2024

Mafia europiane ka nis të merret me falsifikime

Bruksel, 19 shtator -Parlamenti Europian ka hartuar planin e veprimit për vitet 2014-2019, për të luftuar format e reja të krimit, pastrimit të parave dhe korrupsionit.

Dokumenti voluminoz i Komitetit të Posaçëm të Parlamentit Europian u publikua më 17 shtator në Bruksel.

Në mënyrë që deputetët t’i miratojnë shpejt masat e reja,Shërbimi Policor i BE-së (Europol) prezantoi raportin e përditësuar mbi gjendjen e krimit.

Rezulton, për shembull, që gjatë 10 viteve të fundit krimi kibernetik i organizuar në Evropë ka ndryshuar kombësinë.

Sipas Europol-it, kohët e fundit u zbulua një organizatë kriminale, anëtarët e të cilës ishin përfaqësues të 60 nacionaliteteve të ndryshme.

Ka pak gjasa për të ndaluar përparimin e kriminelëve në hapësirën kibernetike, por mund të zvogëlohet rritja e kërcënimeve kibernetike, thotë analisti politik Vladimir Brutter:

- Përdoruesve të thjeshtë të Interneit u duhet shpjeguar se si të blejnë në mënyrë të sigurtë në Internet, u duhet treguar mbi rregullat themelore të sigurisë në Internet. Nëse qytetarët, të cilët përdorin Internetin do të jenë më të informuar, atëherë kriminelët do të kenë shumë më pak gjasa për të shkelur ligjet.

Në përgjithësi, krimi etnik nuk është larguar nga Europa. Aktualisht, sipas të dhënave të Europol-it, në BE operojnë rreth 4 mijë banda. Mafien italiane, serbe ose \"ruse\", të cilat konsideroheshin si më të dhunshmet në Europë, i ka zëvendësuar \"mafia shqiptare\". Për më tepër, ekspertët e Europol-it pranojnë se fjala \"shqiptare\" është përdorur ekskluzivisht për të qenë politikisht korrektë.

Në fakt bëhet fjalë për \"mafien kosovare\". Për nga niveli i brutalitetit dhe kokëkrisjes, ajo tejkalon gjithçka që është parë deri më tani në Botën e Vjetër (Europë).

Megjithatë, ka ndryshuar fushëveprimi i bandave: bandat janë kualifikuar për falsifikimin e ilaçeve, veshjeve, mashtrimit në sferën e taksave dhe pastrimit të parave.

Sipas vlerësimeve të ekspertëve, këtë vit qarkullimi i mallrave të falsifikuara në BE ka arritur një vlerë prej rreth 8 miliardë euro. Me rreth 11 miliardë € vlerësohet tregu i cigareve të kontrabanduara, duke zënë 11 % të tregut të përgjithshëm të duhanit në Bashkimin Europian. Në tregun rus të duhanit cigaret e falsifikuara dhe të kontrabanduara përbëjnë rreth 2 % të tregut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)