28 Prill 2024

Lushtaku nga paraburgimi në QKUK

Prishtinë, 28 shtator - Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, nga paraburgimi është dërguar mëngjesin e së enjtes në Klinikën e Kardiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i kësaj klinike, Bedri Zahiti, i cili ka thënë se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën, mirëpo duhet të qëndrojë edhe një kohë nën përkujdesjen mjekësore në këtë klinikë, shkruan Koha Ditore.

“Rreth orës pesë të mëngjesit të ditës së enjte e kemi pranuar z.Lushtakun në Klinikën e Kardiologjisë, ai ka pasur ankesa të shumta, ndër të tjera shtrëngim në gjoks, e që dyshohet që kanë lidhje me problemet në zemër”, ka deklaruar Zahiti.

Ai ka shtuar se gjendja nuk i është përmirësuar, andaj i duhet mbikëqyrje 24- orësh. 

Megjithatë, Lushtaku qysh në ditën e së enjtes ka dalë në një kafene brenda hapësirës së QKUK-së, ku ka zhvilluar takime me disa persona.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)