27 Prill 2024

Lunacek mbështetë fillimin e dialogut për liberalizimin e vizave

Prishtinë, 28 tetor - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, priti në takim Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, znj.Ulrike Lunacek. Në këtë takim u diskutua për të arriturat në plotësimin e kushteve për Liberalizimin e Vizave me Bashkimin Evropian.

Ministri Rexhepi falënderoi eurodeputeten Lunacek për angazhimin e deritanishëm dhe e informoi për progresin e arritur dhe angazhimet që ka ndërmarrë Ministria e Punëve të Brendshme për fillimin e dialogut për viza me Bashkimin Evropian gjatë këtij viti.

Ndërsa, eurodeputetja Ulrike Lunacek vlerësoi përkushtimin dhe rezultatet e arritura nga institucionet e Republikës së Kosovës, duke kërkuar që të vazhdohet me këtë angazhim edhe në javët dhe muajt e ardhshëm.

Në këtë takim u diskutua edhe për situatën e sigurisë në Kosovë, me fokus në pjesën veriore të vendit, me ç’rast të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se rendi dhe ligji duhet të vendoset edhe në atë pjesë të vendit, për t’i hapur perspektivë zhvillimit edhe të asaj pjese të vendit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)