16 Maj 2025

Lumezi merr mbështetje nga shefi i EULEX, Meuchi

Prishtinë, 15 mars - Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në  takim Shefin  e Misionit të EULEX-it, në Prishtinë, Gabriel Meuchi. Gjatë këtij takimi Lumezi e Meuchi kanë biseduar për cështje që kanë të bëjnë me funksionimin dhe konsulidimin e sistemit prokurorial në Kosovë.

Kryeprokurori Lumezi, ka theksuar se prokurorët  e Shtetit janë të vendosur  dhe të gatshëm që të kontribuojnë  në forcimin  e sundimit të ligjit, si dhe të ndërgjegjshëm për t’u përballuar me sfidat që i ka sistemi prokurorial, duke  shpresuar se në këtë drejtim do të vazhdoi përkrahja e partnerëve ndërkombëtarë, me të cilët tashmë është ndërtuar bashkëpunim i mirëfilltë në realizimin e obligimeve ligjore.

Kreu i Prokurorisë së Shtetit, ka thënë  se është i përkushtuar në rritjen e efikasitetit në gjithë sistemin prokurorial me qëllim të luftës më efiakse kundër krimit të organizuar, korrupsionit si dhe veprave tjera penale.

Tutje, Lumezi, e ka njoftuar shefin e misionit të EULEX-it, Gabriele Meuchi-n, se prokurori i Shtetit duhet të forcohet në aspektin kuadrove me qëllim që të kemi rezultate më të mira në zbulimin, procedimin dhe sanksionimin e autorëve të krimeve të rënda.

Vlen të theksohet se Lumezi e Meuchi, kanë biseduar edhe për bashkëpunimin juridiko-ndërkombëtar, ku konstatuan se ky bashkëpunim duhet të jetë më efikas në trajtimet e rasteve ndër rajonale, duke bërë shkëmbimin më të mirë të të dhënave, gjetjes së provave dhe  fakteve në jurisdiksionet e prokurorive përkatëse me qëllim që të përcaktohet më lehtë përgjegjësia penale e autoreve të krimit të organizuar ndër rajonal dhe përballja e tyre me drejtësinë.

Në fund shefi i misionit të EULEX-it, Gabriele Meuchi, përshëndeti punën e institucionit të Prokurorit të Shtetit, duke theksuar se Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, po realizon me sukses kompetencat e tij ligjore në drejtim të ndekjes dhe hetimit të cështjeve penale.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)