19 Maj 2024

Lufta ndaj trafikut të qenieve njerëzore, kusht për vizat është

Prishtinë, 24 shkurt - Zyra e UNDP-së në Kroaci, Qendra Kroate për Përsosmëri e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane dhe Zyra Kombëtare e Koordinatorit Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, me mbështetjen e UNDP-së në Kosovë, kanë mbajtur një seminar të titulluar \"Trafikimi i qenieve njerëzore në procesin e pranimit në BE\".

Një nga prioritetet e Qeverisë së Kosovës mbetet lufta ndaj trafikimit me qëniet njerëzore.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Sasa Rasic, njëherësh edhe koordinator kundër trafikimit me qenie njerëzore, vlerëson se kjo luftë ka edhe karakterin politik, pasi është një prej kushteve themelore për liberalizimin e vizave dhe integrimit të Kosovës.

“Sigurisht që lufta ndaj trafikimit është prioritet i Qeverisë së Kosovës, Ministrisë së Punëve të Brendshme, dhe jo vetëm për shkak të dimensionit politik, por edhe për shkak të aspektit human dhe njerëzorë, kështu do të vazhdojë edhe më tutje. Ne do të tentojmë që sa më shumë kriminelë të jenë aty ku e kanë vendin”, deklaron zëvendësministri Rasic.

Zëvendësministri i Integrimeve Evropiane, Gëzim Kasapolli, është shprehur se lufta kundër krimit të organizuar paraqet prioritet kyç në kuadër të procesit të integrimit evropian.

“Seminari i sotëm ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve administrative për t\'u përballur me përafrimin e legjislacionit të Bashkimit Evropian”, shprehet Kasapolli.

Ndërsa zëvendës-përfaqësuesja e përhershme e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara, Steliana Nedera, vlerëson se Qeveria e Kosovës po përparon në përmbushjen e planeve të veprimit për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit në disa fusha.

“Kam kënaqësinë që jam këtu dhe shpresoj që ky seminar t’ju ndihmojë e të jetë si një hap përpara drejt hapave tonë të vazhdueshëm të bashkëpunimit këtë vit”, shprehet Nedera.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)