03 Maj 2024

Lokacioni i gërmimeve në Zhilivodë kaplohet nga zjarri

Prishtinë, 17 korrik - Është kapluar nga zjarri zona në të cilën DML-EULEX po bën gërmime në kërkim të një varreze masive të supozuar.

Një mur 12 metra i lartë u përfshi nga flakët. Njësitë e Zjarrfikësve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Vushtrrisë dolën në vendin e ngjarjes dhe bashkë me Batalionin e Xhenios të FSK-së dhe me EULEX-in e kanë koordinuar operacionin për fikjen e zjarrit.

Alan Robinson, Bashkë-drejtues i Departamentit për Mjekësi Ligjore tha: “U deshën më shumë se 7 orë për ta vënë zjarrin nën kontroll. Dëshiroj t’i falënderoj pjesëtarët e FSK-së në terren si dhe Njësinë e Zjarrfikësve të Vushtrrisë për angazhimin e tyre në këtë situatë të rrezikshme për të gjithë të pranishmit”. 

Me këtë rast janë angazhuar dy makina zjarrfikëse si është përdorë makineri e rëndë për të hedhur dhe në hapësirën që po digjej.

Megjithatë, dëmtimet në këtë lokacion janë shumë të mëdha.  “Kjo është një pengesë e madhe për ne në vlerësimin e këtij lokacioni.  Muret janë dëmtuar rëndë dhe tani duhet të rrënohen.  Puna në gërmime është ndërprerë.  EULEX-i do ta bëjë vlerësimin e sigurisë për të vazhduar më tej.  Në këtë moment është shumë herët që të dihet kjo”, tha Robinson.

Shkaku i zjarrit nuk dihet ende .  EULEX-i i ka filluar hetimet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)