29 Prill 2024

Lirohen aktivistët e Vetëvendosjes

Prishtinë, 5 shtator - Prokuroria komunale e Prishtinës hoqi dorë nga padia kundër 32 aktivistëve, të cilët u arrestuan të shtunën gjatë aksionit protestues ndaj negociatores Edita Tahiri.

Me këtë rast 30 nga ta u liruan me procedurë të rregullt, ndërkaq Rron Gjinovci dhe Durim Jashari vazhdojnë të mbahen në burg lidhur me aksionin protestues të mëhershëm në rektoratin e Universitetit të Prishtinës.
 
Mbajtja në paraburgim prej 48 orësh e aktivistëve, ishte vazhdim i aksionit ndëshkues të Qeverisë së Kosovës ndaj Lëvizjes Vetëvendosje!, i cili filloi me intervenimin brutal të njësisë speciale të Policisë së Kosovës, me ç’rast u lënduan 7 aktivistë, të cilët u rrahën edhe brenda në furgona të policisë.
 
Lëvizja Vetëvendosje! shpreh indinjatën e saj të thellë për këto veprime të policisë, që qartazi kishin urdhër politik nga Qeveria e hidhëruar për shkak të demaskimit të politikës së saj antikombëtare nga ana jonë.
 
Lëvizja Vetëvendosje! thekson edhe një herë se do t’i luftojë këto veprime me të gjitha mjetet që i ka në dispozicion, qofshin ato institucionale apo jashtëinstitucionale, deri sa të gjitha proceset negative, siç janë negociatat e padrejta me Serbinë, procesi i privatizimit të pasurisë publike të ndërpriten dhe secili proces që dëmton të ardhmen e vendit. Për këtë na obligon vullneti politik i këtij populli, të cilit i jemi vënë në shërbim.
  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)