29 Prill 2024

Lirim Jakupi do të vuajë dënimin e mbetur

Prishtinë, 7 shtator - Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut njoftoi se kanë vizituar Lirim Jakupin në Qendrën e Ndalimit në Prishtinë, të arrestuar ditë më parë nga Policia e Kosovës pas tri vitesh arrati nga Qendra Korrektuese e Dubravës, ndërkaq të martën pritet të dërgohet në njërën prej Qendrave Korrektuese në Kosovë në vuajtje të dënimit të mbetur.

Sipas deklaratës dhënë KDMLNJ-së, arrestimi i tij është bërë në shtëpinë e tij dhe gjatë arrestimit, policia i ka treguar shkakun pse arrestohet dhe vendimet për arrestim dhe për bastisje.

“Sipas deklaratës që i ka dhënë KMDLNj-së sjellja e policisë gjatë arrestimit, por edhe gjatë bastisjes, ka qenë korrekte”, bëhet e ditur në njoftim.

Po ashtu thuhet se i ndaluari Lirim Jakupi nuk ka vërejtje as në sjelljet e zyrtarëve dhe oficerëve në Qendrën për Ndalim në Prishtinë, ndërsa po në bazë të deklaratës së tij konstatohet se as gjatë arrestimit dhe as gjatë bastisjes nuk ka shkelje të procedurës e as shkelje të të drejtave të njeriut.

Lirim Jakupi është në mesin e shtatë personave, të cilët kishin arritur të arratiseshin nga burgu i Dubravës më 18 gusht të vitit 2007. Lirim Jakupi, lindur më 1979 nga Gjilani, akuzohet për veprën penale të rrëmbimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)