03 Maj 2024

Limajt i caktohen dy gjykime në të njëjtën kohë

Prishtinë, 4 mars - Deputetit të Parlamentit të Kosovës Fatmir Limajt, i janë caktuar dy gjykimet në të njëjtën kohë.

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, atij i është caktuar seanca fillestare për datat 8 dhe 9 prill.

Po ashtu, në të njëjtën Gjykatë është caktuar shqyrtimi kryesor me 18 prill, për rastin e krimeve të luftës.

Avokati mbrojtës i Fatmir Limajt, Tom Gashi, thotë se përballja me dy gjykime në të njëjtën kohë, nuk paraqet problem për ekipin mbrojtës, ngase sipas tij Limaj do të mbrohet me të vërteten dhe këto fakte të vërteta, siç thotë avokati Gashi, do ta lirojnë Limajn nga paraburgimi dhe akuzat politikisht të motivuara, transmeton KP.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)