26 Prill 2024

Limaj më 24, 25 dhe 26 gusht në sallën e akuzës

Prishtinë, 6 gusht - Një nga sallat e Gjykatës së Qarkut të Prishtinës është rezervuar për tri ditë rresht për njërin nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Fatmir Limaj është ftuar nga një gjyqtar ndërkombëtar që më 24, 25 dhe 26 gusht të jetë i pranishëm në seancën e konfirmimit të aktakuzës për krime lufte kundër popullatës civile dhe krime lufte kundër të burgosurve të luftës, që supozohet të jenë kryer në vitin 1999 në Kleçkë të Lipjanit.

Caktimin e seancës së konfirmimit të aktakuzës kundër dhjetë ish-pjesëtarëve të UÇK-së e ka konfirmuar zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi, si edhe avokati mbrojtës i Fatmir Limajt, Tomë Gashi.

“Po, është e vërtetë që gjyqtari i procedurës paraprake e ka rezervuar për tri ditë një sallë të gjykatës”, ka thënë Krasniqi.

Seanca për konfirmimin e aktakuzës pritet të mbahet fiks një muaj pas ngritjes së saj. Më 25 korrik, prokurori special, Maorizio Salustro, ka ngritur aktakuzë kundër Limajt dhe nëntë bashkëluftëtarëve të tij.

Ish-ministri akuzohet me pesë pika të aktakuzës, dy për krime lufte kundër popullatës civile dhe tri pika për krime lufte kundër të burgosurve të luftës.

Prokurori pretendon se ka gjetur prova kundër deputetit Limaj, Nexhmi Krasniqit, Naser Krasniqit, Naser Shalës, Sabit Shalës, Refi Mazfrekut, Arben Krasniqit, Shaban Shalës, Behlul Limajt dhe Besim Shurdhajt.

Avokati i deputetit Limaj, Tomë Gashi, thotë se aktakuza dhe caktimi i seancës së konfirmimit është bërë më herët seç është pritur. Një prej arsyeve që ka ndodhur kjo, sipas tij, është se disa prej të akuzuarve gjenden në paraburgim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)