29 Prill 2024

Limaj edhe 60 ditë arrest shtëpiak

Prishtinë, 21 tetor - Fatmir Limaj do të qëndrojë edhe 60 ditë në arrest shtëpiak. Lajmin për vazhdimin e masës së arrestit e konfirmoi avokati i tij Tahir Rrecaj.

Ai tha se nuk ka bazë ligjore për vazhdimin e masës së arrestit dhe për këtë ka ushtruar ankesë në Gjykatën Supreme.

“Tani pres vendimin e Gjykatës Supreme sepse vazhdimi i masës së arrestit shtëpiak nuk ka bazë ligjore”, tha Rrecaj.

Ndaj deputetit Limaj dhe nëntë personave tjerë, EULEX-i ka ngritur një aktakuzë që i ngarkon ata për krime lufte kundër popullatës civile dhe robërve të luftës, në fshatin Kleçkë. Seanca gjyqësore për rastin Kleçka pritet të fillojë më 11 nëntor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)