03 Maj 2024

Limaj 30 ditë në paraburgim

Prishtinë, 24 nëntor - Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ka aprovuar kërkesën e Prokurorit Mauricio Salustro që deputeti Limaj dhe tre të tjerët të paraburgosen për 30 ditë.

Një gjykatës i EULEX-it në Gjykatën e Qarkut të Prishtinës ka urdhëruar nga një muaj paraburgim për katër individë të akuzuar në rastin e krimeve të luftës, të ashtuquajtur rasti Kleçka.

Naser Krasniqi, Nexhimi Krasniqi, Naser Shala dhe Fatmir Limaj u paraqitën në gjykatë në Prishtinë, të shtunën më 24 nëntor.

Kryetari i trupit gjykues, duke i dhënë arsyet për vendimin e tij për paraburgim, konsideroi se ekziston dyshimi i bazuar se të akuzuarit kanë kryer krimet me të cilat ngarkohen, se ekziston rreziku i ikjes dhe i dëmtimit të provave tek të të gjithë të akuzuarit duke pasur parasysh faktin se ata janë të akuzuar nën supozimin se kanë kryer vepra penale shumë serioze, si dhe faktin se në fillim të kësaj jave Gjykata Supreme ka shpallur si të pranueshme dëshmitë nga një dëshmitar i mbrojtur.

Në përputhje me nenet 287 (2), 283 (3) dhe (4) të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, secili i akuzuar mund të paraqesë ankesë kundër këtij vendimi brenda 24 orëve nga momenti i pranimit të vendimit.

Avokati i deputetit Fatmir Limaj ka konsideruar se kërkesa e prokurorit të EULEX-it, Mauricio Salustro, për të paraburgosur Fatmir Limajn në një afat 30 ditësh është absurde.

“Prokurori Salustro mendon se i akuzuari për rastin Kleçka Fatmir Limaj mund të arratiset nga Kosova gjë që është absurde sepse Lima ju ka përgjigjur të gjitha ftesave që EULEX ka bërë në lidhje me këtë rast. Jemi vonuar deri me tani sepse para Limaj në pyetje janë marrë edhe tre të akuzuarit e tjerë”, tha Rrecaj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)