28 Prill 2024

Lëshohet fletë arresti për vrasësit e Zymberit

Prishtinë, 15 korrik - Prokuroria e qarkut e Mitrovicës bashkë me atë të EULEX-it ka lëshuar fletë arrest për gjashtë serbë, shtetas të Kosovës, si të dyshuar për vrasjen e policit Enver Zymberi.

Në lidhje me këtë rast është intervistuar edhe një shqiptar i cili dyshohet se ka blerë makinat të cilat janë përdorur nga serbët për të qëlluar në drejtim të policisë.

Këto informacione u bënë të ditura në një konferencë për media në Vushtrri nga kryeprokurori i Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë, Shyqyri Syla dhe drejtuesja e Prokurorisë së EULEX-it në Mitrovicë, Neeta Amin.

Nuk përjashtohet mundësia që të dyshuarit tashmë janë larguar nga Kosova pasi Prokuroria u ankua se nuk po e lokalizon vendndodhjen e tyre, në të kundërtën do t’i arrestonte.

Prandaj edhe po mendohet që në një mënyrë apo tjetër të lëshohet fletë-arrest ndërkombëtar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)