06 Maj 2024

Lëndohen rreth 20 nxënës në Pejë

Prishtinë, 1 mars - Sot në palestrën sportive “Karragaq” rr.”UÇK” në Pejë është organizuar një koncert humanitar për t’i dalë në ndihmë financiare një vajze nga Decani e cila kishte nevojë për shkak të gjendjes së sajë shëndetësore.

Rreth orës 12:58 në hyrjen AB është rrëzuar mburoja e tarracës hyrëse të palestrës dhe më ketë rast kanë pësuar lëndime me se dhjetëra persona të gjinive dhe moshave të ndryshme, shumica nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të komunës Pejë. Numëri i nxënësve pjesëmarrës ishte rreth 5000 .

Sipas të dhënave në hyrjen AB ishte një numër i madh i nxënësve dhe si pasojë e kësaj, mburoja e metaltë është shkëputur tërësisht nga betoni ku dhe janë rrëzuar nxënësit të cilët kanë pësuar lëndime trupore.

Ne vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë ekipet relevante policore në nivel lokal dhe rajonal,ekipet emergjente,zjarrfikësit po ashtu edhe njësi tjera shtesë,Prokurori Publik i Prokurorisë Themelore Pejë.

Të gjithë të lënduarit janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal Pejë për tretman mjekësor dhe ne ketë spital janë ekzaminuar 32 persona,dy nga këta janë dërguar për QKUK në Prishtinë,katër janë në spitalin Rajonal Pejë për kurim të mëtutjeshëm,ndërsa të tjerët pas dhënjës së ndihmës janë lëshuar për në shtëpi.

Ekipet hetuese nën mbikëqyrje të prokurorit përkatës janë duke punuar për të mësuar të gjitha rrethanat lidhur me ketë rast.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)